Warning: A non-numeric value encountered in /customers/6/a/8/njeosezero.com/httpd.www/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5763
Zgjidhje E-Commerce

Zgjidhje E-Commerce

E-Commerce përfshin cdo transaksion që egzekutohet elektronikisht ndërmjet palëve si ndërmjet kompanive (business-to-business), ndërmjet kompanive dhe klientëve (business-to-consumer), ndërmjet biznesit dhe sektorit publik si dhe ndërmjet klientëve dhe sektorit publik.

Njerëzit shpesh herë kujtojnë që tregëtia elektronike (E-commerce) është kryesisht vizita që klientë të ndryshëm i bëjnë Websiteve për të blerë, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e tregëtisë elektronike. Pjesa më e rendësishme e tregetisë elektronike dhe që po rritet me shpejtësinë të madhe jane transaksionet që bëjnë më të lehtë blerjen për kompanitë. Kjo rritje stimulohet dhe nga rritja e aksesit në internet, besueshmëria e përdoruesve, sisteme me të mira pagesash si dhe nga përmirësimi i sigurisë së Internetit dhe Web-eve.

Tregëtia elektronike ofron shanse edhe për biznesin e vogël, duke ju dhënë mundësinë të futen në treg dhe të shesin me kosto më të ulët në mbarë botën, duke ju dhënë kështu dhe mundësinë që të futen direkt në tregun global.