Warning: A non-numeric value encountered in /customers/6/a/8/njeosezero.com/httpd.www/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5763

Domaine

Nëse ke vendosur që të investosh kohë dhe para në krijimin e një Website, zgjedhja e emrit me të cilin do e identifikosh ka një ndikim në mënyrën se si vizitorët e tu do e perceptojnë, dhe në mënyrën në të cilën motorët e kërkimit do të konsiderojnë faqen tuaj.

Çfarë është një Domain ?

Emërtimi i domainit tregon adresën tënde në internet. Ndryshe nga emri real, përcaktimi i emrit të domainit (ose të disa domaineve) nuk përbën vështirësi. Është lloj sistemi në teknologjinë e kompjuterave. Me ndihmën e tij lexuesi informohet për zanafillën e shtetit ose organizatës në të cilin është publikuar ajo fletë. Pasi për kompjuterat më mirë janë të dhënat të shkruara në numra ndërsa për njerëzit më mirë në shkronja, kështu që është futur edhe ky sistem.

Sistemi në fjalë është i ngjashëm me sistemin e Adresave IP. Ky sistem ka emrat e adresave që në këtë teknologji thirret Emri i domenit (Domain Name). Këta emra i takojnë një niveli më të lartë të quajtur Niveli i sipërm i domeneve (Top-Level-Domain). Pjesët e emrave janë të ndara sikurse tek adresat IP, me një pikë si p.sh yahoo.com, sq.wikipedia.org. Top-Level-Domain janë disa shkurtesa dhe zakonisht shkruhen në fund të emrit të domenit.

Emërtimi i domainit përbëhet nga dy pjesë :

1 – Emri i hostit  (Për shembull te njeosezero.com, ‘njeosezero‘ është emri i hostit.)

2 – Emri shtesë  (Për shembull te njeosezero.com, ‘.com‘ është emri shtesë.)

Shkurtesat janë tipike për shtetet përkatëse ose për organizatat, për shembull :

  • .al = Shqipëria
  • .it = Italia
  • .com = Komerciale
  • .org = Institute ose Organizata
  • .net = Rrjetë e përgjithshme
  • .edu = Shkollat amerikane (si dhe sistemet e edukimit ne bote)
  • .gov = Zyre amerikane
  • .mil = Ushtrisë amerikane

Dhënia e emrave për domein, bëhet nga qendra e lidhjes me internetin (Provider), pasi që të jetë kontrolluar se mos ai emërtim është nënë licencë apo përdoret nga dikush tjetër.