Warning: A non-numeric value encountered in /customers/6/a/8/njeosezero.com/httpd.www/wp-content/themes/Divi/functions.php on line 5763

Certifikata SSL

SSL teknologjia përdoret për të enkriptuar komunikimin në HTTP protokol. Zakonisht përdoret për të enkriptuar të dhënat që barten ndërmjet një klineti dhe një web sajti. Që një server të përkrah një SSL lidhje duhet të ketë të instaluar nje çertifikatë X.509. Çertifikata ështe një dokumet dixhital që përdoret për të vërtetuar identitetin. Çertifikata lëshohet nga një palë e tretë e besueshme.

Si duket nje Certifikate SSL ? 

ssl

SSL përdoret kur përdoren Web-shërbimet, Web shërbimet zotojnë IIS(Internet Information Server) të cilët mbështesin enkriptimin SSL. Për përdorimin e IIS me SSL së pari duhet të gjenerohet një çertifikatë dhe të instalohet. Pastaj mund të kofigurohen një ose më shumë lidhje në IIS, të kërkohet një komunikim më i sigurtë.

Klientët që konektohen në një web-faqe, web-shërbim që i përdorin këto lidhje duhet që të përdorin URL-t që fillojnë me HTTPS në vend të HTTP. Një klient mund t’i besoj ose jo një web-sajti para se të dërgoj të dhëna të ndishme(personale/të rëndësishme) në të . Çertifikatat janë të dizajnuara për këtë qëllim, vërtetimin e një realcioni të besueshëm me ndihmën e palës së tretë. Në koncept çertifikata digjitale është analoge me dokumentin identifikues, të cilin e lëshon departamenti i shtetit, i cili department garanton për identitetin tuaj. Ngjashëm një çertifikatë vërteton se Autoriteti Çertifikues (CA) garanton/mban përgjegjësi për identitein tuaj.

Për krahasim mund të marrim, kur një kompani vendos të pranoj një aplikacion tuaj të bazuar në një dokument tuaj valid, në rastin tonë klienti mund të vendos të dërgoj të dhëna të ndjeshme/personale në një web bazuar në një çertifikatë e cila është e nënshkr uar nga një palë e tretë e besueshme. Për të përdorur SSL, një organizatë duhet të blej një çertifikate nga një Autoritet Çertifikues i njohur, dhe t’a instalojë atë në serverin e vet. Gjersa klienti i beson Autoritetit Çertifikues, ai i beson edhe informative të cilat gjenden në çertifikatë, të validuara nga ai autoritet. Nëse një palë e tretë e padëshiruar e insatlon çertifikatën me një identitet të falsifikuar , edhe nëse e bënë këtë CA përmban informacione për secilin përdorues të regjistruar, dhe e anulon çertifikatën në këtë rast.

Autoriteti çertifikues (CA) ruan identitetin tuaj.Sikurse një kompani që pranon një aplikacion tonin duke u bazur në ID-kartën tonë si vërtetim, këtu klineti mund të dërgojë të dhëna në web-server duke u bazuar në një çertifikatë të nënshkruar nga një palë e tretë.